Grabitësit thyejnë murin e dyqanit të një një optike në Podgoricë, vjedhin 250 copë syze dielli

  • E.K /
  • 23 November 2023 - 14:37
Grabitësit thyejnë murin e dyqanit të një një optike në Podgoricë, vjedhin 250 copë syze dielli

Grabitës të panjohur dje në mbrëmje kanë thyer murin e dyqanit e një optike në Podgoricë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Grabitësit kanë vjedhur 250 copë syze dielli.

Optika ka postuar në rrjetet sociale një postim në të cilin ankohet për vjedhjen.

Në njoftim thuhet se grabitësit kanë zbrazur të gjitha raftet.

“Ndërsa ne punonim, zgjidhnim koleksione, shikonim modele të reja, punonte edhe dikush tjetër. Kjo mund të shihet vetëm në filma. Ata vodhën 250 copë syze dielli. Kanë zbrazur të gjitha raftet. Vetëm gjithçka…”, kanë shkruar ata në postim dhe shtoi se vlera e shitjes së mallit është rreth 100.000 euro.

(Kosova Sot Online)