“Më në fund, lajm i mirë për Kosovën", Rohde reagon pas votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare

  • E.K /
  • 23 November 2023 - 14:52
“Më në fund, lajm i mirë për Kosovën

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës ka votuar sot disa prej marrëveshjeve ndërkombëtare, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rohde ka thënë se ky është lajm i mirë për Kosovën.

Rohde shtoi se nga votimi i këtyre marrëveshjeve do të përfitojnë njerëzit dhe i gjithë vendi.

“Lajm i mirë për Kosovën ! Më në fund drita jeshile për marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare, të arritura përmes konsensusit ndërpartiak sot në parlament. Nga këto do të përfitojnë njerëzit dhe mbarë vendi”, ka shkruar Rohde në Twitter.

(Kosova Sot Online)