Osmani: Xhemajl Mustafa ishte njeri me virtyte

  • A.P /
  • 23 November 2023 - 15:18
Osmani: Xhemajl Mustafa ishte njeri me virtyte

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar politikanin dhe intelektualin, Xhemajl Mustafën në 23-vjetorin e vrasjes së tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani ka thënë se Mustafa ishye një bartës i së vërtetës dhe njeri me virtyte.

“Ai ishte më shumë se një politikan, një bartës i së vërtetës dhe njeri me virtyte, duke e vënë gjithë potencialin e tij intelektual në shërbim të luftës për liri e pavarësi”, ka thënë Osmani, njofton Presidenca.

Presidentja është shprehur se autorët duhet të vihen para drejtësisë, ndërkaq kujtimi për Mustafën do të jetë i përhershëm.

Osmani ka thënë se vrasja e intelektualit na i kujton sfidat e ashpra me të cilat u përball shoqëria jonë atëkohë.

“Trashëgimia e tij do të jetojë përherë në zemrat tona, teksa vizioni i tij për Kosovën e pavarur është testamenti i përmbushur”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)