Këtë fundjavë parashihet rënie të temperaturave deri në -10 gradë celsius, ja kur do të bie borë

  • E.K /
  • 23 November 2023 - 15:22
Këtë fundjavë parashihet rënie të temperaturave deri në -10 gradë celsius, ja kur do të  bie borë

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ka njoftuar se vikendi në vend do të jetë tipike dimërore, ku shtresat e borës mund të shkojnë deri në 10 cm në zonat urbane, përcjell “Kosova Sot Online”.

ASHNA ka bërë të ditur se “reshjet e shiut që kanë kapluar Gadishullin Ballkanik në javën e fundit, nga dita e shtunë nën ndikimin e masave ajrore polare, do të shndërrohen në reshje sqote/bore e cila nën ndikimin e erërave të forta veriore mund të krijoj shtresa bore madje edhe rreth 10cm në zonat urbane. Mot i ndryshueshëm e me reshje të kohëpaskohshme sqote e bore do të mbretëroj edhe ditëve në vazhdim të javës që vjen, me temperatura minimale që do të zbresin deri në -10°C dhe me temperatura maksimale që do të luhaten në mes 01°C deri 06°C”.

(Kosova Sot Online)