Një polic u plagos e një u lëndua gjatë grabitjes në Suharekë, reagon Sindikata e Policisë

  • E.K /
  • 23 November 2023 - 15:41
Një polic u plagos e një u lëndua gjatë grabitjes në Suharekë, reagon Sindikata e Policisë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar për grabitjen e që u bë dje në Suharekë, ku një polic u plagos e një tjetër u lëndua, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Me datë 22.11.2023,në Qytetin e Suharekës, Policia e Kosovës ka intervenuar për të parandaluar një grabitje të armatosur dhe gjatë intervenimit për arrstimin e të dyshuarve janë lënuar dy zyrtar policorë, njëri me armë zjarri. Pas tretmanit mjekësorë, gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.”

Sindikata ka dënuar këtë sulm dhe ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të veprojnë sipas ligjit ndaj të dyshuarve ndaj kryesëve të këtyre veprave penale.

“Zyrtarëve policorë ju dëshirojmë shërim të shpejtë, kurse dënojmë çdo sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe nga organet e drejtësisë kërkojmë që të veprojnë sipas Ligjit ndaj kryesëve të këtyre veprave penale me qëllim të parandalimit të sulmeve ndaj zyrtarrve policorë dhe veprave tjera penale.”

(Kosova Sot Online)