Aksident në këtë vend të Kosovës, lëndohen 12 nxënës dhe dy shoferë

  • A.P /
  • 23 November 2023 - 16:38
Aksident në këtë vend të Kosovës, lëndohen 12 nxënës dhe dy shoferë

Si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në magjistralen Pejë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Gurrakoc,  kanë mbetur të lënduar 12 nxënës dhe dy shoferë të automjeteve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas Gashit, në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një kombi-bus me nxënës.

“Sot rreth orës 13:07 Policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë – Mitrovicë konkretisht në fshatin Gurrakoc. Më të marrë lajmin policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, një veturë dhe një kombi-bus me nxënës. Nga ky aksident janë lënduar 14 persona prej tyre 12 nxënës dhe dy shoferët e automjeteve”, ka thënë Gashi.

Sipas Gashit, të lënduarit kanë pranuar tretmanin mjekësor, ku të gjithë më pas janë liruar, përveç një nxënësi i cili po vazhdon të trajtohet në spital.

“Pas kontrolleve dhe tretmanit mjekësor që ju është bërë personave të lënduar sipas mjekut kujdestar të gjithë personat e përfshirë në aksident janë liruar, përveç një nxënësi i cili po vazhdon të trajtohet në këtë spital”, shtoi ai.


(Kosova Sot Online)