Përparim Rama flet pas takimit me ministrin Aliu

  • A.P /
  • 23 November 2023 - 17:12
Përparim Rama flet pas takimit me ministrin Aliu

Pas një takimi që patën kryetarët e komunave me ministrin e Mjedisit, Liburn Aliu, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se pati dakordësi që menaxhimi i mbeturinave t’u takojë komunave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Diskutuam për strategjinë për menaxhimin e integruar të mbeturinave sot në një takim me kryetarët e komunave dhe ministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor e Infrastrukturës, z.Liburn Aliu. Shprehëm domosdoshmërinë e Decentralizimit të Shërbimit të Shpërndarjes së Mbeturinave. Në këtë takim u reflektua dakordësia e institucioneve e organizatave që komunat të vetmenaxhojnë mbeturinat”, ka thënë Rama.

Ai tha se janë të lumtur që si kryeqytet të kontribuojnë në hartimin e kësaj strategjie, e cila, sipas tij, do të lehtësojë menaxhimin e mbeturinave.

(Kosova Sot Online)