Kuvendi i Kosovës ndërprenë punimet e seancës plenare

  • A.P /
  • 23 November 2023 - 17:13
Kuvendi i Kosovës ndërprenë punimet e seancës plenare

Pas dështimit të miratimit edhe të tri marrëveshjeve ndërkombëtare, Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë punimet e seancës së sotme plenare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Legjislativi nuk pati kuorum për t’i miratuar të njëjtat, megjithëse gjatë ditës së sotme pozitë dhe një pjesë e opozitës u bënë bashkë për t’i kaluar disa nga marrëveshjet ndërkombëtare.

Kësisoj, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, mbylli punimet e seancës së sotme, rrjedhimisht shtyu edhe debatin për raportin e progresit për Kosovën.

Konjufca tha se ky debat do të mbahet si pikë e parë e rendit të ditës në seancën e radhës.

(Kosova Sot Online)