Osmani: Mërgata jonë ka mbetur thellësisht e lidhur me atdheun

  • A.P /
  • 23 November 2023 - 18:47
Osmani: Mërgata jonë ka mbetur thellësisht e lidhur me atdheun

Në Samitin e Diasporës në Tiranë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, vlerësoi lart rolin e diasporës shqiptare në angazhimin për liri dhe pavarësi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani në fjalimin e saj tha se mërgata jonë ka kaluar në periudha të vështira, por sërish i kanë mbetur besnikë atdheut.

“Përkundër rrethanave të vështira historike, mërgata jonë ka mbetur thellësisht e lidhur me atdheun, duke i mbetur besnike rrënjëve”, tha Osmani.

Ajo tha se janë shumë arsye që duhet të krenohemi që jemi shqiptarë.

“Shumë figura nga mërgata jonë janë shndërruar në referenca botërore. Nga Dua Lipa, krenaria e vendit tonë e deri të Rita Ora e artistë të tjerë të mëdhenj, na kanë bërë vazhdimisht krenarë. Nga zëri magjik i Elbenita Kajtazit e Ramë Lahajt e deri te futbollistët tanë në ekipe të ndryshme botërore si Xhaka, Shaqiri, Muriqi, e shumë e shumë të tjerë, futbollistja jonë kampione Kosovare Asllani e shumë  e shumë të tjerë në sporte të ndryshme…pavarësisht se ku kanë luajtur apo performuar, zemrat tona gjithnjë rrahin një me të tyret”, tha ajo në fjalimin e saj.

(Kosova Sot Online)