Bislimi udhëton në Bruksel, kjo është arsyeja

  • A.P /
  • 23 November 2023 - 20:30
Bislimi udhëton në Bruksel, kjo është arsyeja

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Brukselit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Me ftesë nga Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman, ai do të udhëheqë delegacionin nga Kosova në një takim të përbashkët.

"Republika e Kosovës do të prezantojë e diskutojë me BE-në mbi fushat dhe projektet prioritare në agjendën tonë të reformave”, thuhet në njoftim.

Delegacioni i Kosovës përbëhet dhe nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

(Kosova Sot Online)