Alarmon Abdixhiku: Kosovës po i ikin dy gjëra, koha dhe njerëzit

  • A.P /
  • 23 November 2023 - 21:26
Alarmon Abdixhiku: Kosovës po i ikin dy gjëra, koha dhe njerëzit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për programin “Rruga e Re”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Abdixhiku ka thënë se e dashuron këtë program, poqë i vjen keq që tani nuk mund ta implementojë në Kosovë, për shkak se nuk e ka pushtetin.

Po ashtu ka thënë se për rreth vete ka njerëz profesionistë që do të mund të bënin ndryshime.

“Unë sot besoj në këtë program politik, unë sot e dashuroj këtë program politik. Unë sot ndjeh keqardhje që këtë program politik sot nuk mund ta implementoj në Kosovë. Ndjeh keqardhje që për rreth kam njerëz jashtëzakonisht profesionistë e të angazhuar që mund vërtetë ta ndryshojnë Kosovën”, ka thënë Abdixhiku, të enjten.

Më tutje ai ka thënë se Kosovës po i ikin dy gjëra, koha dhe njerëzit.

“Janë dy gjëra që po na ikin, koha dhe njerëzit”, ka deklaruar kreu i LDK-së.

(Kosova Sot Online)