Moti në Kosovë, vranët e intervale të rralla me diell sot

  • E.K /
  • 24 November 2023 - 07:44
Moti në Kosovë, vranët e intervale të rralla me diell sot

Moti në Kosovë sot parashihet të jetë me vranësira, përcjell “Kosova Sot Online”.

Do të ketë intervale me diell herë pas here, por edhe me reshje të dobëta lokale shiu. Më të shpreshura reshjet e shiu mund të jenë orëve të mbrëmjes.

Stuhi e vërtetë dëbore po pritet të godas vendin ditën e shtunë. Të reshurat e shiut që fillojnë natën në mes së premtës dhe së shtunës, shndërrohen në reshje bore orëve të mëngjesit, ku lokalisht edhe mund të jenë të dendura e të shoqëruara me erëra të fuqishme veriore me hove deri në 20m/s (70km/h). Temperaturat zbresin në 0C, njofton Prishtina Ëeather.

Mot i acrtë do të mbajë ditën e diel, me minimale që zbresin në -4C e -5C. Ditën do të ketë intervale me diell, por edhe ndonjë rrebesh bore. Të martën priten mundësi për të reshura më të sumta shiu, e temperaturat shënojnë rritje deri në 5C.

(Kosova Sot Online)