Ministrja e Jashtme belge sot do të vizitojë Kosovën

  • E.K /
  • 24 November 2023 - 07:55
Ministrja e Jashtme belge sot do të vizitojë Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane, Tregtisë së Jashtme dhe Institucioneve Federale të Kulturës të Belgjikës, Hadja Lahbib sot do ta vizitojë Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lahbib do të pritet nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

“Të dy homologet do të zhvillojnë një takim dypalësh në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku edhe do të mbajnë konferencën e përbashkët për media”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)