Në Podujevë të dielën bëhet zbulimi i shtatores së Adem Demaçit

  • E.K /
  • 24 November 2023 - 13:38
Në Podujevë të dielën bëhet zbulimi i shtatores së Adem Demaçit

Në Podujevë të dielën do të zbulohet shtatorja e veprimtarit politik, Adem Demaçit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në këtë ngjarje pjesëmarrës në këtë manifestim do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Shpejtim Bulliqi të dielën me datë 26 nëntor, nga ora 13:00 në sheshin e qytetit mbahet manifestimi dhe zbulimi i shtatores së Bacës Adem Demaçi në Podujevë”, thuhet në komunikatën e komunës.

“Për ta madhështuar këtë ngjarje pjesëmarrës në këtë manifestim do të jetë edhe kryeministri Albin Kurti, familja e bacës Adem dhe bashkëveprimtarë të bacës nga të gjitha trevat shqipfolëse”, thuhet tutje.

(Kosova Sot Online)