KQZ del me njoftim të rëndësishëm për votuesit

  • E.K /
  • 24 November 2023 - 13:51
 KQZ del me njoftim të rëndësishëm për votuesit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se pas votimit në qershor të Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, tashmë ka filluar që të implementojë kujdesshëm obligimet që dalin nga Ligji, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në një konferencë për media ka bërë të ditur se që nga sot do të vihet në shërbim të qytetarëve mundësia për të parë qendrën e votimit dhe për ta ndërruar atë brenda Komunës ku jetojnë, shërbim i quajtur “Gjej dhe ndërro qendrën e votimit”.

Kjo për të lehtësuar sa më shumë procesin e votimit dhe për t’iu mundësuar qytetarëve që të caktojnë qendrën e votimit sa më afër vendbanimit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar se ky shërbim mund të merret duke klikuar në ëëë.eomp.kqz-ks.org, dhe duke e dhënë numrin personal. Pastaj nëse dëshirohet mund të procedohet me kërkesën për ndërrimin e vendvotimit brenda Komunës.

(Kosova Sot Online)