18-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident në Greqi

  • E.K /
  • 24 November 2023 - 13:57
18-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident në Greqi

Një 18-vjeçare shqiptare ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor mbrëmjen e së enjtes në Greqi ku dy automjete u përplasën kokë më kokë.

Në njërin mjet ku ishte edhe 18-vjeçarja shqiptare, ndodheshin 5 persona në total. E reja nuk arriti ti mbijetojë plagëve të marra, teksa të tjerët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa në mjetin tjetër ishte vetëm shoferja, 19-vjeçarja që po ashtu ndërroi jetë. Referuar mediave vendase 18-vjeçarja shqiptare po kthehej në shtëpi, momentin e aksidentit, pasi kishte qenë në punë.

Sipas raportimeve kushërira asaj me tre miqtë të tyre kishin shkuar ta merrnin nga puna. Aksidenti u regjistrua pak minuta para mesnatës në zonën e Varkizas, në rrugën Athinë-Sunio.

(Kosova Sot Online)