Aleksander Vuçiq thotë se ka biseduar me Peach-in për Kosovën

  • E.K /
  • 24 November 2023 - 14:17
Aleksander Vuçiq thotë se ka biseduar me Peach-in për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka njoftuar se ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon me të dërguarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, përcjell “Kosova Sot Online”.

“E ritheksova se Serbia mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, politikën e përgjegjshme dhe përmbushjen e marrëveshjeve të dakorduara, para së gjithash, formimin e Asociacionit”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

(Kosova Sot Online)