Ky është i dyshuari për shpërthimin në tregun e kafshëve në Prizren

  • A.P /
  • 24 November 2023 - 16:00
Ky është i dyshuari për shpërthimin në tregun e kafshëve në Prizren

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e një të prej të dyshuarve që shkaktuan shpërthimin me granatë dore në tregun e kafshëve në Prizren, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këto janë të dhënat e publikuara nga Policia e Kosovës:

Personi është:

XHEVDET Shaban SELIMI i lindur me 23.03.1986 Fshati Uglar/ Gjilan.

Personi kërkohet , për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” i cili ka ndodhe me 22.11.2023 në Prizren.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

(Kosova Sot Online)