Gjendet vetura që dyshohet se u përdor nga grabitësit e armatosur në Suharekë

  • A.P /
  • 24 November 2023 - 17:00
Gjendet vetura që dyshohet se u përdor nga grabitësit e armatosur në Suharekë

Veturën e cila dyshohet se u përdor nga grabitësit e armatosur në Suharekë, Policia e Kosovës ka gjetur në Jezerc, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

“Mund të konfirmojmë se sot, në orët e pasdites pas hetimeve të zhvilluara, në fshatin Jezerc është gjetur vetura e cila dyshohet se ishte përdorur në rastin e grabitjes në Suharekë. Njësitet relevante policore janë duke kryer ekzaminimin e veturës, për të vazhduar me konfiskimin dhe procedurat e mëtejme hetimore”, tha ai.

Më 22 nëntor katër persona dyshohet që me armë zjarri kanë kryer grabitje në një argjendari në Suharekë.

Gjatë grabitjes të dyshuarit kanë shtënë me armë  zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë, të cilët i ishin përgjigjur rastit.

Si pasojë, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar.

(Kosova Sot Online)