Sindikata e Minatorëve del me njoftim: Minatorët janë të tradhtuar

  • A.P /
  • 24 November 2023 - 22:14
Sindikata e Minatorëve del me njoftim: Minatorët janë të tradhtuar

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka njoftuar se nuk iu kanë ekzekutuar pagat e minatorëve, ashtu siç ishin dakorduar pak kohë më parë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në njoftim thuhet se edhe pas datës 24 nuk është realizuar paga e Minatorëve të Trepçës së Kosovës. Ku thonë se marrëveshja e arritur si rezultat i grevës është duke u shkelur nga bordi dhe deputetët negociator.

“Minatorët janë të tradhëtuar. Marrëveshja është thyer nga ata që e negociuan”, thuhet në njoftim.

Pjesë e negocimit me minatorët ishin deputetët Armed Muja e Arjeta Fejza.

Ndryshe, kërkesa të minatorëve ishin që pagat t’u dalin me kohë, të ketë përmirësim të kushteve të punës, sigurime shëndetësore dhe shkarkim të menaxhmentit.

Postimi i plote:
Ku e lam, e ku na mbeti…!

Edhe pas datës 24 nuk është realizuar paga e minatorve të Trepçës së Kosovës. Marrveshja e arritur si rezultat i grevës është duke u shkelur nga bordi dhe deputetët negociator, minatorët kërkojne ti përmbahen marrveshjês.

Minatorët janë të tradhëtuar. Marrëveshja është thyer nga ata që e negociuan

(Kosova Sot Online)