45 gra janë certifikuar si zyrtare korrektuese

  • A.P /
  • 24 November 2023 - 22:50
45 gra janë certifikuar si zyrtare korrektuese

Të premten në 24 vjetorin e themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, u diplomua gjenerata e 43-të e zyrtareve korrektuese, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Me qëllim të ngritjes së kuotës gjinore, të gjitha të certifikuarat ishin gra.

Gjatë dy viteve të fundit me përkrahjen e ambasadës amerikane, janë trajnuar 104 zyrtarë në fusha të ndryshme. Shërbimi Korrektues i Kosovës me qëllim të ngritjes së kuotës gjinore, sot po certifikon 45 zyrtare gra në gjeneratën e 43-të

Ndërkaq Ismail Dibrani, drejtori i këtij institucioni, tregoi pikën në të cilën SHKK ka shënuar suksesin më të madh.

Përfundimi prej shtatë muajsh i trajnimeve, shënon një rrugë drejt profesionalizimit. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në luftën kundër kontrabandës

E kadetët e kësaj gjenerate, premtuan punë me profesionalizëm e nder.

 “Kjo është një fitore e rrallë që e bën krenar jo vetëm ShKK-në, por gjithë unitetin tonë. Pas shtatë muajve trajnim, tani ka ardh koha që detyrat tona t’i kryejmë me profesionalizëm aty ku na takon. Ne mbesim falënderues ndaj gjithë mentorëve për të arritur deri këtu”.

Shërbimi Korrektuese i Kosovës në radhët e veta numëron 1386 staf të uniformuar dhe 283 staf civil, profesional e mbështetës.

(Kosova Sot Online)