Sot në Prishtinë inaugurohet busti i heroit kombëtar, Hasan Prishtina

  • E.K /
  • 25 November 2023 - 08:15
Sot në Prishtinë inaugurohet busti i heroit kombëtar, Hasan Prishtina

Sot në Prishtinë do të inaugurohet busti i heroit kombëtar, Hasan Prishtina, përcjell “Kosova Sot Online”.

Inaugurimi i bustit të heroit të kombit do të bëhet nga fondacioni “Hasan Prishtina”.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni pritet të jenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e personalitete të tjera.

(Kosova Sot Online)