Kaçanik: Kunati sulmon fizikisht gruan e vëllait, dëmton derën në shtëpi

  • E.K /
  • 25 November 2023 - 09:27
Kaçanik: Kunati sulmon fizikisht gruan e vëllait, dëmton derën në shtëpi

Një person është arrestuar në Kaçanik, për shkak se kishte sulmuar fizikisht kunatën e tij (gruan e vëllait), përcjell “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, në traportin policor thuhet se personi i arrestuar kishte dëmtuar derën e hyrjes së një dhome të shtëpisë.

Njoftimi i Policisë:

SULM /ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË

Kacanik 24.11.2023 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht kunatën e tij (gruan e vëllait), si dhe kishte dëmtuar derën e hyrjes së një dhome të shtëpisë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)