Arrestohet një person në Suharekë, sulmoi fizikisht nënën e tij

  • E.K /
  • 25 November 2023 - 09:36
Arrestohet një person në Suharekë, sulmoi fizikisht nënën e tij

Një person i dyshuar është arrestuar, për shkak se ka sulmuar fizikisht nënën e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, personi në fjalë kishte kanosur anëtarët e tjerë të familjes.

I dyshuari pasi ka marrë terapi mjekësor për shkak se vuan nga probleme psikike me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Suharekë 23.11.2023 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht nënën e tij si dhe kishte kanosur anëtarët e tjerë të familjes. I dyshuari pasi ka marrë terapi mjekësor për shkak se vuan nga probleme psikike me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.

(Kosova Sot Online)