Pejë: Gjendet një burrë i vdekur në rrethojat e shkallëve të një banese

  • E.K /
  • 25 November 2023 - 10:05
Pejë: Gjendet një burrë i vdekur në rrethojat e shkallëve të një banese

Një burrë është gjetur i vdekur në rrethojat e shkallëve të një objekti banesor në Pejë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion

“Rr. Adem Jashari, Pejë 24.11.2023 – 02;50. Një femër kosovare-dëshmitare, ka raportuar se në rrethojat e shkallëve të banesës ka vërejtur një trup mashkull pa shenja jete. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vend e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)