Krasniqi: Paga të ulëta, çmime të larta, pasiguri e madhe

  • E.K /
  • 25 November 2023 - 11:37
Krasniqi: Paga të ulëta, çmime të larta, pasiguri e madhe

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se përgjatë vitit të fundit në Kosovë 349 punëtorë kanë pësuar aksidente në vendet e punës, 15 prej të cilëve kanë vdekur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tutje ka thënë se në Kosovë pagat janë të ulëta, çmimet e larta dhe pasiguria e madhe.

“349 punëtorë në Kosovë kanë pësuar aksidente në vendin e punës gjatë vitit të fundit – 15 prej të cilëve kanë humbur edhe jetën. Paga të ulëta, çmime të larta, pasiguri e madhe!

(Kosova Sot Online)