Kjo është gjendja në Brezovicë, bora ka zbardhur pothuajse gjithçka

  • S.A /
  • 25 November 2023 - 12:05
Kjo është gjendja në Brezovicë, bora ka zbardhur pothuajse gjithçka

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës gjatë kësaj jave njoftoi se të shtunën dhe të dielën në vend do të ketë reshje shiu e bore. Pothuajse të gjitha qytetet e Kosovës sot u mbuluan nga bora, e cila zbardhi gati çdo gjë, transmeton "Kosova sot Online".

Pamje mahnitëse janë publikuar edhe nga Brezovica, kjo zonë malore e frekuentuar tejet shumë në këtë stinë.

Deri tani gjendja e rrugëve është e kalueshme, teksa të njëjtat edhe janë pastruar.

(Kosova Sot Online )