Aksident trafiku në rrugën Gjilan-Prishtinë, tre persona marrin lëndime

  • E.K /
  • 25 November 2023 - 13:03
Aksident trafiku në rrugën Gjilan-Prishtinë,  tre persona marrin lëndime

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Gjilan-Prishtinë, ku janë përfshirë dy automjete, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Gjilan-Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, ka deklaruar Ahmeti.

(Kosova Sot Online)