Fushë Kosovë: Arrestohet një person, rrahu bashkëshorten dhe babanë e saj

  • E.K /
  • 25 November 2023 - 15:51
Fushë Kosovë: Arrestohet një person, rrahu bashkëshorten dhe babanë e saj

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

I njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe babanë e saj.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.

Njoftimi i plotë:

Fushë Kosovë 24.11.2023 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe babanë e saj. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)