Në Zubin Potok arrestohet një person, ishte në kërkim për grabitje

  • E.K /
  • 25 November 2023 - 16:07
Në Zubin Potok arrestohet një person, ishte në kërkim për grabitje

Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka arrestuar një person në Zubin Potok, i cili ishte në kërkim për grabitje, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Sot, më 25.11.2023, në ora 12:40 në fshatin Zupqë, komuna Zubin Potok, nga njësia policore e Stacionit Zubin Potok është arrestuar i dyshuari D. B., (viti i lindjes 1983, mashkull serb kosovar). Personi i arrestuar kërkohej nga Gjykata Themelore Mitrovicë, pasi më 20.05.2020 , është shpallur fajtor për veprën penale ‘Grabitja’ dhe i është shqiptuar dënim me burg”, bëhet e ditur në njoftim.

I dënuari është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.

(Kosova Sot Online)