A janë të gjitha rrugët e kalueshme në Kosovë?

  • A.P /
  • 26 November 2023 - 09:01
A janë të gjitha rrugët e kalueshme në Kosovë?

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi pas mesnatës ka njoftuar se bashkë me ministrin Liburn Aliu kanë dalë në terren për të parë punën qqë po bëhet për pastrimin e rrugëve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Durmishi ka shkruar se të organizimi i mirë dhe puna e palodhshme bën që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme edhe në këtë mesnatë

“Bashkë me ministrin Liburn Aliu duke parë nga afër punën që po bëhet për pastrimin e rrugëve nga bora. Organizimi i mirë dhe puna e palodhshme bën që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme edhe në këtë mesnatë.”

(Kosova Sot Online)