Shpërthim në Mitrovicën e Veriut

  • A.P /
  • 26 November 2023 - 09:14
Shpërthim në Mitrovicën e Veriut

Në rrugën “Perandori Dushan” në Mitrovicën e Veriut, është hedhur një granatë dore,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale në Veri, Veton Elshani, tha se nga granata janë shkaktuar dëme të vogla materiale në dritaren e një shtëpie dhe shtoi se s’ka lëndime në njerëz.

“Rreth orës 01.00 dyshohet për shpërthim të një granate dore në rrugë në rrugën Perandori Dushan në Mitrovica Veriore. Dëme të vogla materiale në dritare të një shtëpie. Nuk ka lëndime në njerëz. Njësitet kompetete policore kanë dal në vend të ngjarjes. Policia pas konsultimit me Prokuror ka hap rastin shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha Elshani.

(Kosova Sot Online)