Krasniqi: Në 133 faqet e Raportit të Progresit, 99 herë është përmendur fjala korrupsion

  • A.P /
  • 26 November 2023 - 11:38
Krasniqi: Në 133 faqet e Raportit të Progresit, 99 herë është përmendur fjala korrupsion

Në 133 faqet e Raportit të Progresit, 99 herë është përmendur fjala korrupsion, ka deklaruar kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Krasniqi ka shkruar “korrupsion institucional, pasurim i zyrtarëve qeveritarë, varfëri qytetare e regres shtetëror”.

“Në 133 faqe të Komisionit Evropian për Kosovën – 99 herë përmendet fjala korrupsion! Korrupsion institucional, pasurim i zyrtarëve qeveritarë, varfëri qytetare e regres shtetëror!”

Në një video që e ka shpërndarë ai thuhet se “korrupsioni është shqetësim serioz në Kosovë. Shkarkimi i Kreut të Njësisë së Vecantë të Hetimeve në kuadër të Policisë së Kosovës, dërgon një sinjal negativ në përkushtimin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit”.

(Kosova Sot Online)