Kurti: Adem Demaçi e ktheu lirinë në kusht të ekzistencës

  • A.P /
  • 26 November 2023 - 13:38
Kurti: Adem Demaçi e ktheu lirinë në kusht të ekzistencës

Shtatorja e veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçit, u zbulua sot në qytetin e Podujevës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në ceremoni ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili thuri fjalë të mëdha për Demaçin.

“Sot jemi mbledhur për një homazh më shumë dhe një imazh më të ngurtë të njeriut tonë të madh, Adem Demacit”, tha ai.

Kurti tha se Demaçi prehet i qetë se jetoi përnjëmend.

“Njeri i madh, që e ktheu lirinë në kusht të ekzistencës dhe në përvojë intime absolute”, tha ai.

Në fund, Kurti uroi pjesëmarrësit për festën e 28 nëntorit. 

(Kosova Sot Online)