Historia kriminale e ‘Kinezit’ nga Peja që u shpall në kërkim: Disa herë ishte arrestuar për drogë e incidente tjera

  • G.G /
  • 27 November 2023 - 10:35
Historia kriminale e ‘Kinezit’ nga Peja që u shpall në kërkim: Disa herë ishte arrestuar për drogë e incidente tjera

I dyshuari që e shkaktoi aksidentin me fatalitet në Pejë, ku e goditi për vdekje një këmbësor dhe iku nga vendi i ngjarjes akoma nuk ka rënë në prangat e Policisë. Bëhet fjalë për Aaron Rexhajn, 24-vjeçar, identiteti i të cilit u konfirmua edhe nga Policia, pasi i njëjti është shpallur në kërkim. Rexhaj është emër I njohur për organet e rendit, si pasojë e të kaluarës së tij kriminale.

Por cilat janë veprat për të cilat Rexhaj dyshohet se i ka kryer ndër vite?  

Sinjali sjellë vetëm disa nga rastet për të cilat dyshohet Aaron Rexhaj, i cili qysh në të 20-at ka qenë i përfshirë në incidente të ndryshme, për çka edhe është arrestuar nga Policia.

Rexhaj i njohur me nofkën “Kinezi” është shpallur dy herë në kërkim. Rasti i fundit është për aksidentin me fatalitet në Pejë, që ndodhi të shtunën pas mesnate, ku goditi për vdekje 41-vjeçarin Shpejtim Gashi, me veturën që e kishte marrë me qira në një “Rent a Car”.

Me shpresën që mund të shpëtojë nga prangat e Policisë, Rexhaj u zhduk atë natë dhe akoma nuk është lokalizuar vendndodhja e tij, përkundër që njësitet përkatëse të Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

(Kosova Sot Online)