E rrahu gruan dhe ia dëmtoi telefonin, arrestohet burri në Mitrovicë të Veriut

  • E.K /
  • 27 November 2023 - 11:05
E rrahu gruan dhe ia dëmtoi telefonin, arrestohet burri në Mitrovicë të Veriut

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tih dhe më pas ia ka dëmtuar edhe telefonin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se gruaja është intervistuar dhe i është lëshuar urdhër mbrojtës emergjent.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij viktimën kosovare, ndaj të njëjtës kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike si dhe ia kishte dëmtuar telefonin e saj. Lidhur me rastin është intervistuar viktima dhe i është lëshuar urdhër mbrojtës emergjent. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)