Grabitja e armatosur në Suharekë, lirohet i dyshuari i tretë në mungesë provash

  • G.G /
  • 27 November 2023 - 11:26
Grabitja e armatosur në Suharekë, lirohet i dyshuari i tretë në mungesë provash

Personi i tretë i cili u arrestua gjatë së dielës si i dyshuar për përfshirje në rastin e grabitjes së argjendarisë në Suharekë, është liruar në procedurë të rregullt.

Lajmin e ka konfirmuar nga prokurorja e rastit, Ervehe Gashi.

Gashi deklaroi se nuk ka dyshim të bazuar për kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

Kurse ndaj dy të arrestuarve të tjerë, Albin Beqiri dhe Fatmir Tahiri, që u ndaluan për këtë rast, Gjykata Themelore e Prizrenit ka marrë vendim për masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ndryshe, kryesit e veprës akoma nuk janë arrestuar, teksa tri ditë më parë është gjetur vetura me të cilin ata kanë kryer grabitjen.

Automjeti me të cilin ata kanë arritur të arratisen, me targa të vjedhura të rajonit të Prishtinës “01”, e tipit “Chevrolet Cruze” u gjet në një bjeshkë.

(Kosova Sot Online)