Vjosa Osmani dhe Albin Kurti arrijnë në kazermën “Adem Jashari” për Ditën e Forcës

  • E.K /
  • 27 November 2023 - 11:56
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti arrijnë në kazermën “Adem Jashari” për Ditën e Forcës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti kanë arritur në ceremoninë e shënimit të Ditës së Forcës në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ata janë duke vizituar ekspozimin e armëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

“Në këtë ditë festive, të gjithë qytetarët janë të mirëpritur në të gjitha kazermat e FSK-së, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku do të ekspozohen pajisje, armatime, demonstrime si dhe aktivitete të ndryshme, që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së”, thuhet në njoftimin nga Ministria e Mbrojtjes.

(Kosova Sot Online)