Osmani: Ushtria e Kosovës është e gatshme t’i bashkohet ushtrive aleate të NATO’s, është derdhur shumë gjak

  • E.K /
  • 27 November 2023 - 12:53
Osmani: Ushtria e Kosovës është e gatshme t’i bashkohet ushtrive aleate të NATO’s, është derdhur shumë gjak

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga kazerma “Adem Jashari” në “Ditën e Forcës” tha se FSK-ja është duke e dëshmuar se është e gatshme t’i bashkohet ushtrive aleate të NATO-s, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo tha se forcat e Kosovës janë të trajnuara me standardet më të larta të NATO-s dhe se i kontribuon paqes në rajon.

Osmani tha se sot dita e FSK-së dhe është ditë krenarie për secilin qytetar të Kosovës.

“Forcat e Sigurisë japin kontribut për paqe e siguri në rajon, por edhe përtej, duke shërbyer së bashku me forcat amerikane, britanike dhe ushtritë tjera aleate nëpër vende të ndryshme të botës në misione paqeruajtëse dhe kështu duke e dëshmuar se tashmë është e gatshme t’i bashkohet ushtrive tjera aleate në Aleancën më të fuqishme në historinë e njerëzimit, në NATO”.

Osmani tha se është derdhur shumë gjak që Kosova të ketë ushtrinë e saj, duke thënë se është e bindur që secili ushtar apo ushtarë e mban këtë unformë me krenari.

“Sot dita e FSK-së dhe është ditë krenarie për secilin qytetar të Republikës së Kosovës. Është ditë kur ne me shumë krenari kujtojmë sakrificën jashtëzakonisht të madhe të popullit tonë, të Ushtrisë tonë Çlirimtare për të ardhur deri në këtë ditë. Është derdhur shumë gjak në mënyrë që Kosova ta ketë ushtrinë e saj, prandaj jam i bindur që secili ushtar dhe secila ushtare e mban këtë uniformë me shumë krenari dhe është i gatshëm të japë edhe jetën për atdheun, në qoftë se është nevoja”.

(Kosova Sot Online)