Universiteti i Prishtinës themelon qendrën për Studentët me Nevoja të Veçanta

  • E.K /
  • 27 November 2023 - 13:58
Universiteti i Prishtinës themelon qendrën për Studentët me Nevoja të Veçanta

Universiteti i Prishtinës ka themeluar qendrën për Studentët me Nevoja të Veçanta, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit të UP-së, qëllimi i kësaj qendre është është të sigurojë një hapësirë të sigurt, mbështetëse dhe të pajisur me infrastrukturën adekuate për të përmbushur nevojat e studentëve me nevoja të veçanta, duke i fuqizuar ata të arrijnë potencialin e tyre të plotë në rrugëtimin e tyre arsimor.

“Në kuadër të kësaj nisme, në çdo njësisë akademike, janë trajnuar zyrtarë për çështje të shërbimeve të studentëve të cilët do punojnë direkt me studentët me nevoja të veçanta dhe do jenë pikë komunikuese mes njësisë akademike, dhe studentëve dhe qendrës”, kanë shkruar UP-ja në Facebook.

(Kosova Sot Online)