Lajçak thotë se me kryediplomaten rumune pati një “diskutim të rëndësishëm” për dialogun Kosovë-Serbi

  • E.K /
  • 27 November 2023 - 14:04
Lajçak thotë se me kryediplomaten rumune pati një “diskutim të rëndësishëm” për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se ka pasur një diskutim të rëndësishëm dhe të dobishëm rreth gjendjes së dialogut me ministren e Jashtme të Rumanisë, Luminita Odebescu, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajçak e falënderoi Odobescun dhe u shpreh mirënjohës për angazhimin aktiv të Rumanisë në Ballkanin Perëndimor.

“Faleminderit Luminita Odebescu për një diskutim të rëndësishëm dhe të dobishëm rreth gjendjes së dialogut, si dhe dinamikave rajonale.Mirënjohës për angazhimin aktiv të Rumanisë në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Lajçak në “X”.

(Kosova Sot Online)