Kritikohet ashpër qeveria pas planeve për anulimin e ndalimit të pirjes së duhanit

  • A.P /
  • 27 November 2023 - 15:16
Kritikohet ashpër qeveria pas planeve për anulimin e ndalimit të pirjes së duhanit

Qeveria e re e Zelandës së Re thotë se ka në plan të heqë ndalimin e pirjes së duhanit, për të financuar uljen e taksave. Legjislacioni, i prezantuar nën qeverinë e mëparshme të udhëhequr nga Jacinda Ardern, do të ndalonte shitjen e cigareve vitin e ardhshëm për këdo që ka lindur pas vitit 2008. Pirja e duhanit është shkaku kryesor i vdekjeve të parandalueshme në Zelandën e Re dhe politika kishte synuar të ndalonte brezat e rinj që të merrnin zakonin. Ekspertët e shëndetësisë e kanë kritikuar ashpër ndryshimin e papritur.

 

Ne jemi të tmerruar dhe të neveritur… ky është një hap tepër retrogradë ndaj masave shëndetësore lider në botë, absolutisht të shkëlqyera,” tha për BBC, Prof Richard Edwards, një studiues i kontrollit të duhanit dhe ekspert i shëndetit publik në Universitetin e Otagos. “Shumica e grupeve shëndetësore në Zelandën e Re janë të tmerruar nga ajo që ka bërë qeveria dhe po u bëjnë thirrje atyre të tërhiqen.

Legjislacioni i miratuar vitin e kaluar ishte vlerësuar ndërkombëtarisht me modele kërkimore që mbështesin reformat kryesore. Masat përfshinin kufizimin e numrit të shitësve të duhanit dhe uljen e nivelit të nikotinës në cigare. Modelimi kishte sugjeruar se ligjet për duhanin mund të shpëtonin deri në 5000 jetë çdo vit.


(Kosova Sot Online)