I dyshuari për aksidentin në Pejë vetëdorëzohet në polici

  • A.P /
  • 27 November 2023 - 18:19
I dyshuari për aksidentin në Pejë vetëdorëzohet në polici

Raportohet se është vetëdorëzuar në polici i dyshuari për shkaktimin e aksidentit me fatalitet në Pejë, me datën 27 nëntor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas intervistimit nga hetuesit e aksidenteve, me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Me datë 27. 11. 2023  rreth orës 15:30 i dyshuari i aksidentit të shkaktuar me fatalitet me datës 26. 11. 2023   në rrugën  “Bill Klinton” në Pejë,  së bashku me avokatin mbrojtës është vetëdorëzuar në njësitin e Rajonal të Komunikacionit Rrugor në Pejë”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)