Dyshohet se një i ri ka rënë nga ndërtesa në Prishtinë

  • A.P /
  • 27 November 2023 - 19:30
Dyshohet se një i ri ka rënë nga ndërtesa në Prishtinë

Mesditën e sotme në lagjen “Emshir”, konkretisht në rrugën “Shefqet Shkupi” në Prishtinë, një 28 vjeçar dyshohet se ka kryer vetëvrasje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë treguar për gazetën se një person rreth moshës 28 vjeçe ka rënë nga kati i një kompleksi banesor.

Sipas tyre, dyshohet se viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarës nga plagët e mara.

Policia ende nuk e ka konfirmuar rastin.

(Kosova Sot Online)