Alarm për bombë në një diskotekë në Prishtinë

  • E.K /
  • 28 November 2023 - 07:57
Alarm për bombë në një diskotekë në Prishtinë

Policia e Kosovës sot në orët e hershme të mengjesit ka marrë një informacion për një bombë të vendosur në diskotekën Gate në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Personat që ishin brenda në lokal u nxorën jashtë dhe vendi u kontrollua në mënyrë profesionale nga pjesëtaret e Policisë së Kosovës, saktësisht njësiti antibombë dhe njësiti K9.

Pas kontrollit doli që ky njoftim të jetë i rremë.

Dikush kishte njoftuar qëllimisht Policinë e Kosovës për vendosjen e një bombe.

I menjëhershëm ishte reagimi i pronarëve të klubit në të cilin ishin mbledhur shumë të rinj për ta dëgjuar Yll Limanin që ishte paraparë të performonte.

“Pas një kontrolli të detajuar nga trupat e antibombës dhe njësiti K9, nuk është gjetur asnjë mjet dyshues brenda hapësirës së Gate Club”, thuhet në sqarimin e diskotekës.

(Kosova Sot Online