Pejë: Detaje nga incidenti i djeshëm ku mbetën të plagosur babë e djalë
Babë e bir kanë mbetur të plagosur dje në një incident me armë zjarri në Pejë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Lidhur me rastin është arrestuar një mashkull kosovar dhe është sekuestruar një pistoletë me municion.
Ndërsa, të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Pejë / 27.11.2023 – 07:15. Dy meshkuj kosovar (babë e bir), kanë mbetur të plagosur gjatë një incidenti ku është përdorur edhe arma e zjarrit. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar një mashkull kosovar dhe është sekuestruar një pistoletë me municion. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)