“Kosova Sot Online” ua uron të gjithë shqiptarëve 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit

  • E.K /
  • 28 November 2023 - 09:50
 “Kosova Sot Online” ua uron të gjithë shqiptarëve 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit

Sot shënohet 111 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.

Sot Festa e Flamurit festohet kudo ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët.

Stafi i  “Kosova Sot Online”, ua uron Festën e Flamurit gjithë shqiptarëve në gjithë botën.

Sot, trojet shqiptare janë mbushur me ngjyrat kuq e zi, ku nuk mungon atmosfera festive.

(Kosova Sot Online)