Gjendet i vdekur një person në një lokal në Ferizaj

  • E.K /
  • 28 November 2023 - 11:39
Gjendet i vdekur një person në një lokal në Ferizaj

Një person raportohet se është gjetur pa shenjë jetë në njërën nga dhomat e një lokali, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 21:00, në Ferizaj.

Ndërsa, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet se në njërën nga dhomat e lokalit pa shenja jete është gjetur viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)