Prishtinë: Arrestohet një burrë, pas një mosmarrëveshje i kanosi me thikë dy persona

  • E.K /
  • 28 November 2023 - 11:56
Prishtinë: Arrestohet një burrë, pas një mosmarrëveshje i kanosi me thikë dy persona

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi pas një mosmarrëveshje i kishte kanosur me thikë dy persona, përcjell “Kosova Sot Online”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë / 27.11.2023 – 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte kanosur me thikë dy viktimat meshkuj kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)