Fushë Kosovë: Në një bankë deponohen mbi 1 mijë euro false, policia nis hetimet

  • E.K /
  • 28 November 2023 - 12:03
Fushë Kosovë: Në një bankë deponohen mbi 1 mijë euro false, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast të falsifikimit të parave në Fushë Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se një person ka njoftuar se janë deponuar mbi 1 mijë euro të falsifikuara në bankë.

Rati lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.

“Fushë Kosovë / 01.05.2023 – 27.11.2023. Është raportuar se nga klient janë deponuar rreth 1060€ para të falsifikuara. Parat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)